Kryetari Latifi i uron të gjithë shqiptarët me rastin e 22 nëntorit  ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi i uron të gjithë shqiptarët me rastin e 22 nëntorit  ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në urimin e tij thuhet:

Deri te 22 Nëntori 1908, sa shumë breza luftuan, u flijuan e shkuan në përjetësi për ALFABETIN SHQIP. Pas Kongresit të mbajtur në Manastir, edhe pse u bë alfabeti shqip, e rëndë dhe me mundime të mëdha e me çmim të lartë ishte përpjekja e të menduarit, të folurit e të vepruarit shqip – plot dhimbje e flijime, por shqiptarët kurrë s’u ndalën. 22 Nëntori ishte ai veprimi i madh historik që na obligon edhe sot, nesër dhe gjithmonë, që të mendojmë, të flasim, të shkruajmë e të veprojmë shqip, por mirë, qartë dhe drejtë. Ndryshe, pashmangshëm marrim përbuzjen dhe përçmimin e qenies sonë kombëtare shqiptare, si nga vetja jonë, padyshim dhe nga të tjerët. Urime 113 vjetorin e 36 shkronjave të arta të alfabetit tonë, ku secila prej tyre dhe të gjitha së bashku, janë vetë historia, e sotmja dhe e ardhmja jonë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi ofron mbështetje për gratë në sektorin e bujqësisë, në punët artizanale në politikë e vendimmarrje

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka takuar gra nga pjesë të ndryshme …