Isa Mustafa

Isa Mustafa: Avokati i Popullit në vend që t’ia procedojë lëndën Gjykatës Kushtetuese, e ka shndërruar institucionin, në Gjykatë

Kanë kaluar pak ditë që nga momenti kur Avokati i Popullit zyrtarisht njoftoi se ka refuzuar kërkesën e paraqitur nga ish-kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor Valdete Daka për dërgimin e ankesës së saj në Gjykatën Kushtetuese. Refuzimi i dërgimit të ankesës për shkarkimin e saj, sipas Avokatit të Popullit u mor pas vlerësimit se çështja e ngritur nga Daka nuk ka ofruar dëshmi se ka shteruar, apo që së paku ka përdorur mjetet e nevojshme juridike kundër vendimit të Presidentes, Vjosa Osmani.  Lidhur me “mosgatishmërinë” e Lidhjes Demokratike të Kosovës që të merret me këtë çështje, ka folur edhe  ish kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, i cili   ka deklaruar se kjo është e kundërta e asaj që parasheh Kushtetuta e Kosovës. Avokati i Popullit në vend që t’ia procedojë lëndën Gjykatës Kushtetuese, i dha vetes autoritet vendimmarrës, duke e shndërruar institucionin, në Gjykatë. E vlerësoj të paarsyeshme që deputetët dhe Avokati i Popullit të mos i adresohen Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin, arbitrar të zonjës Valdete Daka nga drejtimi i KQZ-së, ka thënë Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …