Deputetja nga adhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe ka kontestuar pretendimin e tij. Duke komenuar pretendimin e tij se në Kosovë janë krijuar 85 mijë vende të reua të punës, ajo ka përkujtuar se brenda 5 viteve të fundit, nga Kosova janë larguar 250 mijë qytetar. Deputetja, Hykmete Bajrami ka shkruar se shifrat e emigrimit dëshmojnë një realitet që Qeveria po e mohon: qytetarët e Kosovës po e kërkojnë të ardhmen e tyre jashtë vendit. Ajo ka theksuar se përderisa kryeministri Albin Kurti krenohet me krijimin e 85 mijë vendeve të reja të punës, mbi 250 mijë qytetarë të Kosovës kanë marrë leje qëndrimi në vendet e Bashkimit Evropian gjatë periudhës 2020–2025.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
