Kosove - Shqiperi

Nesër në Elbasan pritet të nënshkruhen 15 marrëveshje të reja në mbledhjen e përbashkët të qeverive të Kosovës e Shqipërisë

Rreth 15 marrëveshje pritet të nënshkruhen në mbledhjen e përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, e cila do të mbahet nesër,  në Elbasan. Në mbledhjen e shtatë me radhë, orientimi i kabineteve qeveritare do të jetë në fushën e lëvizjes së lirë, arsimit, drejtësisë, infrastrukturës, kulturës dhe lehtësimit të bashkëpunimit e shkëmbimit tregtar. Takimet e tilla mirëpriten nga njohësit e proceseve politike të dy shteteve, derisa kërkohet angazhim shtesë në implementimin e tyre. Të njëjtave iu sugjerohet edhe të shmangin dallimet për iniciativën rajonale Ballkani i Hapur dhe të fokusohen në avancimin e marrëdhënieve bilaterale. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka deklaruar për KosovaPress së në mbledhjen e së premtes do të nënshkruhen disa marrëveshje, memorandume bashkëpunimi dhe protokolle. “Ato përfshijnë fushën e lëvizjes së lirë, lehtësimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit tregtar, në fushën e arsimit, drejtësisë, infrastrukturës dhe kulturës”, thotë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …