Yuri KIM

Ambasadorja, Yuri Kim, largohet nga takimi konsultativ i Ministrisë së Brendshme me donatorët, për shkak të Ilir Beqës

Takimi konsultativ i Ministrisë së Brendshme me donatorët, shërbeu edhe për prezantimin e Ilir Beqës si drejtues i Agjencisë së re që do merret me menaxhimin e ndihmave për Shqipërinë nga donatorët. Në takim ishte e pranishme edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim. Por ajo është larguar nga salla pak sekonda pasi Beqa ka nisur fjalimin e tij. Ambasadorja u pa që mbylli dosjen dhe u ngrit nga karrigia duke e lënë takimin, e ndjekur nga vështrimet e ambasadorit të BE dhe disa përfaqësuesve në takim. Ambasadorja u  largua  nga mbledhja pasi prezantimi në postin e ri i Ilir Beqjas e as fjalimi i tij, nuk ishin në axhendën paraprake të takimit. Ilir Beqja ka të paktën dy hetime të hapura në SPAK, një institucion që ambasadorja e inkurajon vazhdimisht të hetojë korrupsionin në nivele të larta. Prezantimi jashtë axhends i ish-ministrit problematik u bë pikërisht ditën kur ambasadorja dha mesazhe të forta kundër korrupsionit te politikanët. (Dita)

 

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …