voto

Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë vendim që të përsëritet procesi i votimit nga jashtë për komunën e Dragashit

Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë vendim që të përsëritet procesi i votimit nga jashtë për komunën e Dragashit. Kështu thuhet në aktgjykimin e kësaj gjykate. Në vendim thuhet :“Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që brenda Kornizës Ligjore në fuqi të organizojë përsëritjen e Procesit të Votimit nga jashtë, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës së Dragashit”, thuhet në aktgjykim. Në procesin e balotazhit, janë pranuar votime me prostë, të gjitha të nënshkruara nga i njëjti person, andaj Gjykata Supreme ka marrë një vendim të drejtë për rivotim, në mënyrë që të shpallet zyrtarisht fituesi në zgjedhjet vendore në Dragash. Ku në garë kanë qenë kandidatët e PDK-së dhe të LDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj reagon për subvencionet: APK nuk ka gjetur konflikt interesi tek zyrtarët komunalë

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar ndaj zërave publikë dhe shqetësimeve të …