Sot u bë pranim-dorëzimi i detyrës së Kryetarit të Malishevës, nga kryetari Ragip Begaj, te kryetari Ekrem Kastrati

Sot u bë pranim-dorëzimi i detyrës së Kryetarit të Malishevës, nga kryetari Ragip Begaj, te kryetari Ekrem Kastrati

Sot edhe zyrtarisht është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së Kryetarit të Komunës së Malishevës, nga kryetari Ragip Begaj, te kryetari Ekrem Kastrati. Në këtë ceremoni, kryetari Begaj, ja ka dorëzuar mandatin kryetarit Kastrati dhe njëherit i ka uruar suksese në drejtimin e Malishevës, për katër vitet e ardhshme. Me rastin e dorëzimit të mandatit, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka uruar kryetarin Ekrem Kastrati dhe ka thënë se e dorëzon me vullnet këtë detyrë dhe është i lumtur, pasi e dorëzon në duar të sigurta. “ Urime. Ishalla ke fat e shëndet dhe uroj të uroj shumë suksese në drejtimin e komunës dhe në vazhdimin e realizimit të programit dhe projekteve në të mirë të qytetarëve të Komunës së Malishevës. Jam shumë i lumtur pasi po e dorëzoj me vullnet detyrën e kryetarit”, ka thënë Begaj me këtë rast. Nga ana tjetër, kryetari i zgjedhur i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, e ka falënderuar kryetarin Begaj, për punën e bërë në tetë vite të qeverisjes së Komunës së Malishevës. “Kryetar, faleminderit shumë për punën dhe angazhim tuaj. Mirënjohje dhe respekt për punën bërë në tetë vite qeverisje, një qeverisje e jashtëzakonshme dhe shembull për të gjithë në nivel vendi. Jam i lumtur që e marr mandatin nga ju, nga një kryetar që me punën e tuaj, e keni rreziku edhe shëndetin në shërbim të qytetarëve të Komunës së Malishevës. Ne me përkushtim të madh do të vazhdojmë projektet që ju keni nisur, dhe do të hapim një kapitull të ri, për realizimin e  projektit për Malishevën urbane”, ka thënë Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastarti, me rastin e pranimit të detyrës së kryetarit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të …