Dyshohet se lumi Lepenc i ka bartur trupat e policëve të Kosovës në Maqedoni

Sot u arrestuan 31 zyrtarë e përfitues në tetë komuna të Kosovës, për shkak të mashtrimeve me subvencionet bujqësore

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës ka arrestuar 31 të dyshuar për malverzime me subvencionet e ndara nga Ministria e Bujqësisë. Aksioni i Policisë është zhvilluar në tetë komuna të vendit, Pejë, Burim, Ferizaj, Lipjan, Prishtinë, Kllokot, Vushtrri dhe Besianë. Nga 31 të arrestuarit, 19 prej tyre janë qytetarë, të cilët janë intervistuar në cilësinë e përfituesve të subvencioneve, ndërkaq 12 zyrtarë nëpër komuna. Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit për personat të cilët janë ndaluar nga aksioni i sotëm. Të ndaluarit  dyshohet se kanë kryer veprat penale të pasurimit të kundërligjshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Nuk shoh rrugëdalje nga kriza politike, opozita i ka bërë të qarta qëndrimet

Pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, opinionisti Dardan Sejdiu ka deklaruar se …