Banka Botërore përkrah procesin e Berlinit

Sot ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti në takim drejtorin e Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli dhe udhëheqësin e programit për zhvillim të qëndrueshëm në EJL, Raymond Bourdeax të cilët e njoftuan ministrin Zharku për mbështetjen që Banka Botërore po i jep përgatitjes së samitit të Parisit si vazhdimësi e procesit të Berlinit për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në fillim të muajit korrik.

Ministri Zharku i njoftoi ata me projektet infrastrukturore në vendin tonë me theks të posaçëm në projektet e rrjetit bazë të EJL-së sikurse është vazhdimi i autostradës “Ibrahim Rugova” dhe rehabilitimi i linjës hekurudhore X.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj pret në takim komandantin e ri të KFOR-it – Komanda Rajonale Perëndim, Kolonel Lorenzo Mangia

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, ka pritur sot në një takim njohës …