Mitrovica shpall ditët e biznesit

Me rastin e shënimit të  ditëve të biznesit në  Komunën e Mitrovicës, të filluar dje e që do të zgjasin 10 ditë, kryetari Agim Bahtiri, ka filluar të vizitoi kompanitë prodhues më të suksesshme të komunës së Mitrovicës.

Fillimisht kryetari Bahtiri, së bashku me bashkëpunëtorët e tij  dhe me drejtorin e Drejtorisë  për  Bujqësi dhe Zhvillimit Rural Nasuf Aliu, kanë vizituar fabrikën e llaqeve “Bunjamini” dhe fabrikën e mobileve “Veli”,  ku nga afër u njoftua  me vështirësitë dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejmë te tyre.

Kryetari Bahtiri, tha se gjatë këtyre ditëve  do të ketë shumë vizita për prodhuesit e komunës së Mitrovicës, ku shprehu gatishmërinë që  t’u dal në ndihmë të gjitha bizneseve në afirmimin e veprimtarisë së tyre.

“Komuna e Mitrovicës kërkon që të ngrihet cilësia e prodhimit dhe përkrahje më e madhe nga institucionet e larta qendrore, që t’iu dalë në ndihmë prodhuesve vendorë, sepse duke përkrahur zhvillimin e bizneseve gjenerojmë vende te reja te punës dhe ngritjen e mirëqenies së qytetareve” shtoi kryetari Bahtiri.

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Bujqësisë Nasuf Aliu, ka thënë  se ata do të vazhdojnë me aktivitete për tërheqjen e investitorëve të huaj për investime në Kosovë. Kurse sipas tij, aktivitetet gjatë javës së biznesit, të filluar dje do të zgjasin 10 ditë  dhe kanë për qëllim hartimin e  një agjendë që nga afër ti dëgjojnë prodhuesit nëse kanë ndonjë kërkesë në mënyrë që komuna e Mitrovicës t’ju dal në ndihmë. Drejtori Aliu  po ashtu theksoj së Mitroica di mirë ti prezantojnë prodhimet vendore dhe të tregohet e kujdesshme  në prodhimet që i ofron.

Ky aksion , pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim ku kryetari i komunës Agim Bahtiri, së bashku me bashkëpunëtorët e tij  do të vazhdojnë ti vizitojnë  nga afër edhe bizneset e tjera në rajonin e Mitrovicës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …