Kryetari Vehapi vizitoi vendin ku do të rregullohet ura para hartimit të projektit final për asfaltimin e rrugës nga “Jaha Petrol” deri në fshatin Pataqan Ulët

Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Idriz Vehapi, i shoqëruar nga z. Muhamet Behra, drejtori i Shërbimeve Publike, z. Fehmi Hoxha, drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit dhe zyrtarët e kompanisë projektuese, vizituan vendin ku do të ndërtohet ura tek lumi “Remnik“, para hartimit të projektit final për asfaltimin e rrugës nga pompa e derivateve “Jaha Petrol” – Pataqan i Ulët.

Nga kompania projektuese,  kryetari Vehapi kërkoj që të fillohet sa më shpejtë me përgatitjen e projektit për asfaltimin e kësaj rruge, ku do të ndërtohet edhe një urë tek lumi “Rimnik “në qytetin e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …