Federata ruse do të pezullojë operacionet në kuadër të misionit të saj në selinë e NATO-s, në Bruksel

NATO-ja hodhi poshtë përpjekjen e Rusisë për të penguar ambiciet e Ukrainës për anëtarësim në Aleancë

NATO-ja hodhi poshtë përpjekjen e Rusisë për të penguar ambiciet e Ukrainës për anëtarësim në Aleancë dhe i kërkuan Moskës që t’u kthehej bisedimeve të ndërmjetësuara nga Franca dhe Gjermania për të zbutur tensionet në rritje në kufirin Rusi-Ukrainë. Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin po shtyn për dialog të drejtpërdrejtë me administratën e homologut të tij amerikan, Joe Biden për të zgjidhur problemin në kufi. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e cilësoi Rusinë si “agresore”, duke përsëritur akuzën se Moska ka grumbulluar forca të mëdha në kufirin e Ukrainës. Edhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian, shumica e të cilëve janë nga vendet që janë gjithashtu aleatë të NATO-s, paralajmëruan për sanksione masive ekonomike nëse Rusia ndërmerr veprime ushtarake. Duke u takuar në Bruksel në një samit të BE-së, liderët evropianë kërkuan një kthim në “Formatin e Normandisë”, një dialog katërpalësh midis Parisit, Berlinit, Kievit dhe Moskës që synon t’i japë fund konfliktit. (ReL)

Kontrolloni gjithashtu

Pagat në Kosovë gati pesë herë më të ulëta se në BE, ndërsa inflacioni mbi dyfish më i lartë

Hendeku ekonomik mes Kosovës dhe vendeve të Bashkimit Evropian vërehet si në nivelin e pagave, …