Viola Von-Cramon: Qeveria e re duhet t’i bindë vendet skeptike të Bashkimit Evropian për liberalizim të vizave

BE-ja në të ardhmen mund ta shpallë Kosovën provincë të veten dhe vend të burgjeve për shumë shtete të Evropës

Meqë në të kaluarën kishim  numrin më të madh të të burgosurve për kokë banori,  në ish RSFJ dhe në Serbinë e Millosheviqit,  e me siguri  edhe në Evropën e kohës, jo rastësisht na ka dalë zëri si vend i të burgosurve, me burgje të sigurisë së lartë si dikur Alkatarzi, Goli Oroku, apo Gulagu i Siberisë.

Merreni me mend, shtetet ndër më të pasurat e Evropës, që i kanë reduktuar skajshmërisht burgjet, tani kanë filluar të kërkojnë e të marrin me qira burgje në Kosovën tonë.

Nuk e di si mund ta marrim, por pse të mos lavdërohemi që të pakën në këtë drejtim jemi ndër të parët, kemi burgje të forta dhe kjo nuk është pak. Kjo tregon se nuk kanë shkuar kot investimet e donatorëve evropianë. Kështu krekosej edhe  zonja ministrja e Drejtësisë, Albulenë Haxhiu.

 Kudi, ndoshta në të ardhëm, BE-ja do ta shpallë Kosovën si provincë të veten, provincë të burgjeve për shumë shtete të Evropës.

Kjo mbase do të ishte perspektiva evropiane e Kosovës, përderisa një pjesë jo e vegël e shqiptarëve në Kosovë,  fatin e vet e sheh të lidhur në BE, pavarësisht si është sjellë deri tani dhe si do të sillet në të ardhëm Bashkimi Evropian.

Nuk është me rëndësi a na do apo jo Evropa, me rëndësi është që ne e duam madje shumë më tepër sesa e kanë dashur gjysh-stërgjyshërit tanë,  Baba Dovletin.

Pa ironi, por pse të mos e kushtëzojë BE-ja këtë projekt, me liberalizimin e vizave, me të cilin na i ka zgjatur  veshët, qe sa e sa vite. Për hir të vizave shumë politikanë shqiptarë, janë në gjendje ta bëjnë të pabërën, sepse me premtime të tilla mbahen në pushtet.

Mirë është që Evropa po interesohet për ne, për të ardhmen tonë me Serbinë në BE, për pasuritë tona të tundshme të patundshme, për të ardhmen  tonë drejt ‘parajsës” së kësaj bote, e cila për dikë ka emrin, BEEEE.  (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Rrjeti i Grave të Kosovës

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)[1] shpreh shqetësimin për publikimin e fundit të Kornizës së Shpenzimeve Afatmesme…

Mungesa e Konsultimeve Publike për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) I nderuar Kryeministër i Republikës …