Yulia Laputina: Pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund të çojë në nisjen e Luftës së Tretë Botërore

Ministrja e Ukrainës  për veteranët, Julia Laputina, thotë se pushtimi i vendit të saj nga Rusia mund të çojë në nisjen e Luftës së Tretë Botërore.  Kryetari  rus, Vladimir Putin ka dërguar trupa dhe artileri të rëndë në kufi me Ukrainën duke rritur frikën për planifikimin e një pushimi të mundshëm gjatë vitit 2022. Zonja Laputina thotë se Ukraina është përgatitur për të mbrojtur veten por lufta mund të kalojë kufijtë e tyre. “Gjeopolitikisht duket si një skenar i mundshëm, ndaj duhet treguar kujdes për çështjen e Ukrainë pasi në lojë është siguria e kontinentit”, tha ajo gjatë një interviste për “Sky News”. Sipas ministres Laputina konflikti mund të përfshijë dhe vende të tjera dhe ajo i referohet në mënyrë specifike vendeve te Ballkanit.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA i vë Evropës afat: Merrni përsipër mbrojtjen konvencionale të NATO-s deri më 2027

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që Evropa të marrë përgjegjësinë kryesore për kapacitetet konvencionale të …