Rikujtim: Njoftim për organizimin e takimit të dytë publik me qytetarë për punën njëvjeçare për vitin 2021

Rikujtohen qytetarët e komunës së Rahovecit, grupet e interesit dhe palët tjera të interesuara, se Kryetari i Komunës, Smajl Latifi organizon takimin e dytë publik me qytetarë për punën njëvjeçare për vitin 2021.

Takimi publik me qytetarë do të mbahet më datë: 22.12.2021 (e mërkurë), në orën 14:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec. Në këtë takim do të keni mundësi të njiheni për punën njëvjeçare të qeverisë komunale dhe zhvillimet aktuale në komunë.

Po ashtu qytetarët pjesëmarrës në takim mund t’i bëjnë pyetje dhe komente ekzekutivit të Komunës për të gjitha temat të cilat atyre ju interesojnë.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …