Mali i Zi nismën për mini-Shengen Ballkanik të propozuara nga disa shtete e vlerëson do të ishte një humbje energjie

RKL: Rama e Vuçiqi po luajnë në kartën e “Ballkanit të Hapur”, Rama për interesat e veta, Vuçiqi për ato të Serbisë

Takimi i treshes: Rama, Vuçiq, Zaev,  në Tiranë, nuk befasoi askënd, pasi pretendimet e këtyre tre krerëve: të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, po luajnë në një kartë të djegur, por e cila të treve iu sjellë disa favore politike.

Mospranimi i Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës, për të qenë pjesë e këtij projekti e pamundëson funksionimin, madje edhe vetë qëllimin e themelimit, pavarësisht sesi interpretohet nga palët, për qëllime dhe përfitime politike.

Në radhë të parë duhet ditur se ky projekt pa Shqipërinë, as që do të ishte menduar. Po kështu nuk duhet shumë dije për të ardhur në përfundim se vetëm Serbisë i konvenon ky projekt, jo sepse realisht është shteti më i fuqishëm ekonomik në këtë “Ballkan të Hapur” por ajo realizon edhe një “aspiratë” hegjemoniste për dalje në detin e Adriatikut, të cilin ia ka “mbyllur”, Mali i Zi.

Dhe, jo vetëm kaq.

Autoritetet në Serbi e dinë mirëfilli se mospranimi i Kosovës për të qenë pjesë e këtij projekti, rëndon dhe përkeqëson marrëdhëniet me Kosovën, e cila pavarësisht se kush do të jetë në pushtet, nuk do ta pranojë projektin e tillë,  pa njohjen e Kosovës nga Serbia, sepse nuk është diçka pa të cilin nuk mundet.

Politika tinëzare e Serbisë fiton poenë politikë edhe në BE, pasi paraqitet në pozita të ofertave për bashkëpunim  me theks  se Kosova po i refuzon ato.

Në këtë mes pretendon të fitojë poenë edhe Edi Rama, jo për shqiptarët, jo për Kosovën e Shqipërinë, por thjesht për veten e tij, duke u paraqitur super tolerant, i gatshëm për të “notuar” në politikat e larta të BE-së, si paqedashës dhe kurdoherë i gatshëm për kompromise.   Rama nuk iu ka përmbajtur premtimit se nuk do të ketë, në fillim, Minishengen e tani “Ballkan të Hapur”, pa praninë e Kosovës si shtet në kuptimin e fjalës. Madje ai këmbëngul që Kosova të mos vë asnjë kusht por t’i bashkohet projektit, mbase duke lënë të nënkuptohet  qoftë edhe  virtualisht, se ajo është pjesë e Shqipërisë.

Në fjalën e tij në nisje të takimit për “Ballkanin e Hapur”, kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama nënvizoi rëndësinë e kësaj nisme për vendet e rajonit duke i bërë thirrje vendeve të tjera që tu bashkohen. “Është një moment kyç i procesit tonë,  sepse marrëveshjet që do të nënshkruhen do të përcaktojnë një hap shumë të rëndësishëm,  drejt objektivit tonë që është të garantojmë lirinë e plotë të lëvizjes së njerëzve e mallrave, kapitaleve e shërbimeve ka thënë Edi Rama gjatë takimit.

Ndërkohë kryetari i  Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha për televizionin publik të Serbisë se marrëveshjet që do të nënshkruhen më 21 dhjetor në Tiranë, janë “bërthamë e diçkaje që do të bëjë që kjo pjesë e Evropës, të jetë pa kufij”. “Ballkani i Hapur” është një ide e madhe, që, sipas tij, vetëm sa do të forcohet.

Vuçiqit e Serbisë i konvenon shumë që të mos ketë fare kufij  në Ballkanin e hapur, sepse në këtë mënyrë ai do të ndihej numri një, në Ballkanin pa kufij, për fillim qoftë edhe sa i përket lëvizjes së lirë për tregti, veçmas me Shqipërinë, e cila ia mundëson daljen në det, madje në akord me marrëveshjen e Uashingtonit edhe ndërtimin e Autostradës nga Serbia deri në Durrës. Se çka fiton Shqipëria nga Serbia, kjo është krejtësisht e paqartë, pasi ekonomia e Serbisë është shumë më e fortë se ajo e Shqipërisë. Asgjë nuk mund t i shesë Shqipëria Serbisë. Çka mund të përfitojë ajo nga Serbia, përveç se ta mbush bregdetin me serbë gjatë verës, ndërsa shqiptarët e Shqipërisë verojnë në shumicë,  në Greqi.

Për ta realizuar këtë projekt që më së shumti i konvenon Serbisë, Edi Rama duhet ta anashkalojë Kosovën, duke ia hedhur fajin Qeverisë aktuale, e cila edhe ashtu është nën presion të BE-së, por edhe të disa shteteve të tjera, pasi ende nuk ka pranuar disa kompromise në bisedime, të kushtëzuara nga Brukseli dhe që janë krejtësisht në interes të Serbisë. Në këtë mënyrë Rama bën “argatin e dreqit”, por ai, tani për tani nuk do t’ ia  dijë për pasojat që mund të ketë.

“Ballkani i Hapur”, vetëm me tre shtete do të jetë gjysmak dhe do të zgjidh asnjë prej problemeve  thelbësore që kanë të bëjnë me paqen e sigurinë në rajon, pasi problemi kryesor është Kosova, mosnjohja e saj nga Serbia, përpjekjet e Serbisë për ta rikthyer Malin e Zi dhe Bosnjën në Serbinë e Madhe, duke pasur një përkrahje pa rezervë edhe nga Rusia e Putinit.

Edi Rama, me “Ballkanin e Hapur” të mbyllur për Kosovën, duhet t’ i thërrasë ndërgjegjes, sepse Kosova është shtet, kështu si është, ajo i ka të gjitha institucionet e veta dhe vendos vetë.  “Ballkani i Hapur”, me peshën të cilën po mundohet t’ ia atribuojë, fare lehtë  mund të ia hapë varrin politik vetë Edi Ramës, i cili mund të dijë shumëçka, mund të jetë shumë i aftë në shumë fusha të dijes, politikës, diplomacisë,  por me këto që po bën tregon mirëfilli se nuk e njeh historinë 13 shekullore të armiqësisë së shqiptarëve me sllavë, jo për fajin e shqiptarëve, por për pushtimin e trojeve tona  historike nga sllavët e ardhur nga Rusia e andej Dnjeprit.

Mbetet të shpresojmë se Edi Rama do të zgjohet nga dëliri për miqësinë jo pak herë të provuar me serbët  në përgjithësi,  dhe të Vuqes në veçanti, zëdhënësit e ministrit të Millosheviqit, vrasësit   e masakruesit të kroatëve e boshnjakëve në vitet 1990- 1995, vrasësit masiv  të shqiptarëve, në vitet 1998-1999.

Kontrolloni gjithashtu

Ismet Rashiti: Saqip Zymberi ka shumë shokë, po shokët nuk e paskan pasur shok Saqipin

Ismet Rashiti: Saqip Zymberi ka shumë shokë, po shokët nuk e paskan pasur shok Saqipin

Ka disa vite që veprimtari i orëve të para për Pavarësinë e Kosovës, ish i …