Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj i ka drejtuar një varg kritikash kryeministrit, Albin Kurti për krizën energjetike në vend

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Albin Kurti dhe Vetëvendosja janë në Kuvend prej 11 vitesh dhe ata nuk kanë lënë veprim pa ndërmarrë për të penguar projektet energjetike në Kosovë. Qe 11 vjet Lëvizja Vetëvendosje është parti parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe qe 17 vjet në mënyrë aktive funksionon si organizatë politike. Gjatë gjithë ekzistencës politike të Kurtit dhe të organizatës së tij kurrë nuk kanë ndaluar të fyejnë, të shajnë të  demonizojnë çdo projekt energjetik që ka ekzistuar në Kosovë. Haradinaj ka renditur një sërë projektesh energjetike që nuk janë përkrahur nga Lëvizja Vetëvendosje. Këta e demonizuan Kosovën C, që në vitin 2008 do të duhej të fillonte të ndërtohej, e që Kosovës do t’i siguronte 2200 megavat energji.  Distribucioni i Kosovës u shit nga partia më e madhe e kohës e asistuar nga njerëz që sot gjejnë strehë në Lëvizjen Vetëvendosje dhe na shesin moral për interesat kombëtare. Qasja e Albin Kurtit si protagonist global, i mjerë, në tendencë për luftën kundër korporatave dhe globalizimit, e ka vulën e vet në krizën energjetike të Kosovës. Kanë qenë korporatat ato që do ta shndërronin Kosovën në fuqi energjetike, por fatkeqësisht këto nuk janë në përputhje me ideologjinë e Kurtit”, ka saktësuar, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …