Ragmi Mustafa: Po ndërmarrim të gjitha veprimet e duhura që të ndalet pasivizimi i adresave të shqiptarëve

Në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, Serbia ka pasivizuar rreth 6 mijë adresa të shqiptarëve autoktonë, në trojet e tyre

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria nuk kanë strategji për trajtimin e çështjes e banorëve të tri komunave të Kosovës Lindore nën Serbi. Në intervistën për KosovaPress, ai konstaton se tri këto komuna kanë varfërinë më të lartë në Serbi dhe janë vendet më pak të zhvilluara. “Kosova dhe Serbia kanë rifilluar negociatat. Pasur parasysh që qeveria ka adresuar disa nga çështjet në dialog, po konsiderojmë që përveç që duhet të jetë temë në tavolinën e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë,  njëkohësisht duhet të jetë edhe pjesë e një zgjidhje të mundshme përfundimtare gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë. Sa i përket pasivizimit të adresave, Ragmi Mustafa  deklaron se është veprim diskriminues dhe anti-kushtetues nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Letra e ministres Donika Shvarc është skandaloze, në përmbajtje, në formë dhe në mesazhin që përçon tek aleatët

Sekretarja  e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se letra e Ministres së …