Urimi i Kryetarit Latifi për vitin e ri 2022

Urimi i Kryetarit të Komunës së Rahovecit Smajl Latifi për vitin e ri 2022

Të dashur qytetarë të Rahovecit e miq të mi, ju uroj nga thellësia e zemrës më të mirat për vitin e ri 2022. Paçit shëndetin e mirëqenien dhe ju përcjellshin sukseset në punë e profesionet tuaja që aspironi t’i zhvilloni në të ardhmen.

Më së shumti, lutemi që viti i ri të vijë me më shumë normalitet dhe kriza shëndetësore dyvjeçare të marr fund.

Gëzuar për ju dhe familjet e juaja!

Smajl Latifi

Kryetar i Komunës së Rahovecit

Kontrolloni gjithashtu

Banorët e komunës së Rahovecit votuan projektin “Hapja e Lumit në fshatin Opterushë

Në ciklin e takimeve për buxhetim me pjesëmarrje, banorë të shumtë nga vendbanimet dhe lagjet …