Kryetari Aliu, priti në takim ish nënkryetarin e Parlamentit të Izraelit dhe njëkohësisht ish nënkryetarin e Bashkisë së Jerusalemit, ndërmarrësin Hilik Bar
Miqësia mes Kosovës dhe Izraelit ka rrënjë historike e me perspektivë të ndritur bashkëpunimi tash dhe në të ardhmen. Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, priti në takim ish nënkryetarin e Parlamentit të Izraelit dhe njëkohësisht ish nënkryetarin e Bashkisë së Jerusalemit, ndërmarrësin Hilik Bar, së bashku me themeluesin e kompanisë “Kidic” (Kosovo Israel Development Investment Corporation) në Kosovë, Damian Brikman, me të cilët bashkëbisedoi për mundësitë e bashkëpunimit në shumë fusha ekonomike, veçanërisht në agroteknologji dhe shërbime të bazuara në teknologji informative në përgjithësi, mundësi kjo për shkëmbime me bizneset ferizajase dhe në dobi të Ferizajt.