Nënkryetarja e PD-së, Grida Duma, distancohet nga dhuna të cilën sot e nxiti dhe e ushtroi, Sali Berisha

E indinjuar për zhvillimet gjatë protestave nënkryetarja e PD-së, Grida  Duma, dënoi dhunën e përdorur sot, ndërsa shenjat e gazit lotsjellës ishin të dukshme në sytë e saj. Ajo tha se dje bënin protesta kundër Ramës, ndërsa sot hedhin gaz lotsjellës ndaj njëri-tjetrit. “Kjo është Partia Demokratike sot. Moment i rëndë, jo vetëm për gazin, dhunën, për zonat që ishin brena me besimin se nuk ka një demokrat që dhunon një demokrat. Dhe nuk ka dhe nuk mund të ketë. Padyshim erdhëm këtu me besimin se asnjë njeri në emër të integritet të vetë s’mund t’ui lërë kauzat përgjysmë. Unë nuk besoj te dhuna, te saldimi i portave, te heqja e vidave, te asnjë nga këto. Besoj se duhet të ketë ndërgjegje të madhe me këtë lidership, i vjetër. Kemi bërë protesta kundër Edi Ramës, sot bëjmë protesta me gaz lotsjellës kundër njëri-tjetrit. Kjo është e papranueshme. Kërkohet zgjidhje, jo për ne. Nuk është çështje godine, çështje muresh edhe saldimesh, por në kauza reale. I takon lidershipit.”, tha Grida Duma.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …