Pa angazhimin e Turqisë, Evropa do të përballej me krizën më të rëndë të emigrantëve nga Lindja, sidomos nga Siria

Pa angazhimin e Turqisë, Evropa do të përballej me krizën më të rëndë të emigrantëve nga Lindja, sidomos nga Siria

Pa përpjekjet e Turqisë, Evropa dhe Siria sot do të përjetonin një situatë krejtësisht të ndryshme dhe kriza e migracionit do të ishte shumë më e thellë, do të kishte më shumë terrorizëm dhe destabilitet, deklaroi kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan gjatë një takimi me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian,  në Ankara. “Pavarësisht përpjekjeve të saj për të trajtuar krizën e migracionit, Turqia nuk ka arritur të marrë mbështetjen e duhur nga BE-ja”, tha Erdogan duke kërkuar një përditësim të marrëveshjes së vitit 2016 për të cilën Brukseli cakton fonde për Ankaranë për të mbështetur menaxhimin e refugjatëve në territorin turk (sipas të dhënave zyrtare të paktën 3 milionë e 700 mijë sirianë). “Ne presim që Evropa të ndajë barrën e kësaj situate me ne në mënyrë të barabartë”, tha Erdogan, duke përmendur mungesën e mbështetjes nga Brukseli në planet për të kthyer në atdheun e tyre, refugjatët sirianë në Turqi. Presidenti turk kërkoi gjithashtu, një zë më të fortë nga ana e BE-së kundër kthimeve të supozuara të emigrantëve që përpiqen të arrijnë në ishujt grekë afër bregdetit turk nga Athina, të cilët shpesh denoncohen nga autoritetet e Ankarasë. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pretendon se gjatë qeverisjes së tij, për katër vite janë punësuar 85 mijë punëtor

Gjatë tubimit të fushatës zgjedhore me anëtar dhe simpatizant të partisë Vetëvendosje, lideri i kësaj …