Armenia pret raporte të mira diplomatike me Turqinë dhe hapjen e kufijtë mes dy shteteve

Armenia pret raporte të mira diplomatike me Turqinë dhe hapjen e kufijtë mes dy shteteve

Armenia pret që të vendosen raportet diplomatike me Turqinë dhe kufijtë mes dy shteteve të hapen si rezultat i bisedimeve për normalizimin e raporteve. Bisedimet do të nisin më 14 janar në Moskë, tha Ministria e Jashtme e Armenisë. Të dy shtetet, vitin e kaluar kanë emëruar përfaqësues të posaçëm për normalizimin e marrëdhënieve dhe po kërkojnë që të përmirësojnë raportet pas tensionimeve disa vjeçare. Rundi i parë i bisedimeve pritet të nisë si pjesë e një përpjekje më të gjerë për paqe rajonale në rajonin e Kaukazit Jugor, nën ndërmjetësimin e Rusisë. “Sipas mendimit tonë, Qeveria turke gjithashtu ndan qasjen për nisjen e dialogut pa parakushte”, tha Vahan Hunanjan, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme armene. Hunajyan theksoi se Rusia do të jetë nikoqir i takimit dhe rundi i parë i bisedimeve do të jetë i natyrës eksploruese. “Është e vështirë të pritet që si rezultat i një takimi të mund të arrihen rezultate të prekshme, por procesi do të nisë”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …