Oliver Varhelyi: Komisioni evropian ka vlerësuar se të gjitha kushtet janë përmbushur për liberalizimin e vizave për Kosovën

30 evro-deputetë i kërkuan kryetares së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ta hetojë zyrtarin e BE-së, Oliver Varhelyi

30 evro-deputetë i kanë dërguar një letër kryetares  së Komisionit Europian, Ursula von der Lejen ku kërkojnë  nga ajo që  ta  hetojë zyrtarin e BE-së, Oliver Varhelyi. Anëtarët e Parlamentit Evropian, sipas një dokumenti të zbuluar ditë më parë,  saktësojnë se  komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka bashkëpunuar me udhëheqësin serb Milorad Dodik, i cili u shpall ‘non grata’ nga Amerika, pasi kishte për qëllim ta shpërbënte  Bosnjën e Hercegovinën. Eurodeputetët kanë ngritur tre pyetje në letër dhe presin përgjigje nga Komisioni Europian mbi veprimet e Varhelyit, nëse ato janë në përputhje me politikën e BE-së ndaj Bosnje-Hercegovinës dhe nëse do të ketë një hetim për rolin e tij si Komisioner për Fqinjësinë dhe Zgjerimin. Bosnja aktualisht po përballet me krizën e saj më të madhe politike që nga përfundimi i luftës në dhjetor  të vitit 1995, kur u nënshkrua marrëveshja e paqes e Dejtonit. Marrëveshjet e ndanë vendin në dy entitete gjysmë autonome, entitetin e Federatës së dominuar nga boshnjakët dhe kroatët dhe entiteti Republikës Serbe i drejtuar nga serbët.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …