Covid

Sot nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga virusi korona, 658 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa janë shëruar 160 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 6 mijë   e 8  testime sa janë bërë në nivel vendi,  658 të dyshuar  kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore   nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 160 të infektuar dhe  numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 158 mijë e 532.  Numri  përgjithshëm i rasteve aktive është  8 mijë e 837 të infektuar aktualë.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …