Jeffrey Hovenier: Mohimi i Masakrës së Reçakut dhe lavdërimi i krimeve të luftës çnderon kujtimin e rihap plagët e të mbijetuarve

Jeffrey Hovenier: Mohimi i Masakrës së Reçakut dhe lavdërimi i krimeve të luftës çnderon kujtimin e rihap plagët e të mbijetuarve

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në ceremoninë e përkujtimit të Masakrës së Reçakut,  tha se mohimi i Masakrës së Reçakut dhe lavdërimi i krimeve të luftës çnderon kujtimin e të vdekurve, rihap plagët e të mbijetuarve dhe e kthen këtë rajon përsëri në përpjekjet drejt konsolidimit demokratik dhe integrimit të plotë euroatlantik. Askush të mos harrojë apo mohojë atë që ndodhi këtu, apo pse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë dolën në mbrojtje të popullit të Kosovës. E mbaj mend mirë atë ditë. Si oficer në Misionin e SHBA-së në OSBE, përgjegjës për Kosovën në atë kohë, mora një telefonatë nga shefi i atëhershëm i misionit verifikues të Kosovës, ambasadori Viliam Voker menjëherë pasi u largua nga skena e tmerrit, tashmë i fokusuar në rekomandimet e tij për OSBE-në si përgjigje për vrasjen brutale të civilëve të pambrojtur. Në përgjigje të kësaj mizorie dhe shumë të tjerave, Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët tanë të NATO-s, vepruan për të mbrojtur civilët e pambrojtur në emër të paqes, lirisë dhe stabilitetit. Këto synime pasqyrojnë vlerat e thella amerikane dhe perëndimore. Ne besojmë se të gjithë njerëzit, pa dallim etnie apo feje, e meritojnë dinjitetin e të jetuarit në liri dhe siguri, tha mes tjerash, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …