OVL e UÇK-së ka reaguar pas dëmtimit të lapidarit të dëshmorit të kombit, Ekrem Berisha

OVL e UÇK-së ka reaguar pas dëmtimit të lapidarit të dëshmorit të kombit, Ekrem Berisha

Është dëmtuar Lapidari i dëshmorit të kombit, Ekrem Berisha.  Kundër këtij akti të shëmtuar ka reaguar Organizata e Veteranëve të Luftës në Pejë, duke thënë se nëse nuk respektohet e kaluara, ajo do të përsëritet. “Është e turpshme përdhosja e këtillë e lapidareve në të cilat janë përjetësuar ata që ranë për lirinë tonë. Si organizata që përfaqësojmë dhe mbrojmë vlerat e luftës dënojmë ashpër këtë akt të shëmtuar. Nëse nuk respektojmë të kaluarën, do të na përsëritet”, thuhet në reagimin e OVL-së. Për dëmtimin e lapidarit të luftëtarit të UÇK-së, Ekrem Berisha ka reaguar edhe deputeti Bekë Berisha, i cili ka bërë thirrje që prindërit duhet të përkujdesen që të ju flasin fëmijëve të tyre për shenjtërinë e secilit monument, ku përjetësohet Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Anu Prattipati viziton veriun – mesazh Qeverisë së Kosovës: Siguroni jetesë paqësore për të gjithë qytetarët

Në mes të tensioneve të fundit në veri të Kosovës, pas mbylljes së disa zyrave …