Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka deklaruar se qëndron me Ukrainën, e cila është në pritje të një sulmi nga Rusia. Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Rusia mund ta pushtojë Ukrainën, ndërsa tashmë ka shtuar numrin e forcave ushtarake pranë kufirit dhe ka rreshtuar shumë automjete ushtarake, gati për luftë. Ukraina ka qenë pjesë Bashkimit Sovjetik deri më 1991 kur edhe u shpërbë shteti në të cilin ndodhi Revolucioni i Tetorit. Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se ukrainasit dhe rusët janë një popull, ndërsa liderët e shtetit të Ukrainës, sipas Putinit, po drejtojnë një projekt “anti-rus”. Këto dy shtete kanë pasur konflikt edhe më herët. Në vitin 2014, Rusia e aneksoi Krimenë – Krahinë e Ukrainës deri në atë kohë. Kryetari amerikan, Joseph Biden, lidhur me konfliktin që mund të ndodhë së shpejti – sipas situatës aktuale – ka thënë se nëse Rusia e sulmon Ukrainën do të ketë sanksione të mëdha, megjithatë ka bërë me dije se Amerika nuk do të përfshihet ushtarakisht në këtë konflikt.
Kontrolloni gjithashtu
Xhavit Haliti i përgjigjet Kurtit: Është Vetëvendosje që po kap gjithçka – edhe OJQ-të, edhe universitetet
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar ndaj deklaratës së …