Kryetari Kastrati priti në takim përfaqësuesit japonez të JICA

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, me bashkëpunëtorë, priti në takim pune, një delegacion të Agjensionit Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar “JICA”, të kryesuar nga Paulo Q. Sousa, me të cilët ka diskutuar për fazën e dytë të projektit për ngritjen e kapaciteteve për menaxhimin e mbeturinave drejtë një shoqërie të shëndoshë.

Në këtë takim, kryetari Kastrati, ka shprehur gatishmërinë e tij për realizimin e këtij projekti, i cili është me interes për qytetarët dhe për komunën në përgjithësi, për një ambient sa më të pastër dhe një menaxhim sa më të mirë të mbeturinave.

“Shpreha gjithë gatishmërinë time dhe të Komunës së Malishevës, që sa më parë të marrim hapat e duhur, në mënyrë që t’i hapim rrugë jetësimit të këtij projekti me interes për qytetarët e komunës sonë”, ka thënë kryetari Kastrati, gjatë takimit.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …