Komuna e Ferizajt do të bashkëpunoj më FSK-në në fushën e shëndetësisë

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, Kemajl Emini i shoqëruar edhe nga drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj Nadire Ymeri, kanë vizituara drejtues të Forcës së Sigurisë së Kosovës në  Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, përkatësisht në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj,  me ç’rast janë pritur nga shefi i shtabit të kësaj komande Arsim Shaqiri.

Me këtë rast drejtori Emini, është njoftuar nga afër me shumë shërbime që ofrohen nga Forca e Sigurisë së Kosovës, si dhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm në të gjitha nivelet shëndetësore ferizajase, duke përfshirë QKMF-në, Spitalin IRShP-në, Policinë dhe FSK.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, mbajti mbledhjën e shtatë të rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja …