Kryeministri, Kurti

LDK: Fjalimi i Albin Kurtit në seancën solemne të Kuvendit ishte përçarës, ofendues, i pavend dhe i pa dinjitet

Lidhja Demokratike e Kosovës konstaton  se fjalimi i sotëm i kryeministrit Albin  Kurtit në seancën solemne të Kuvendit, ishte përçarës, ofendues, i pavend dhe i pa dinjitet. LDK-ja, e cila bashkë me partitë e tjera opozitare lëshoi sallën e Kuvendit, thotë se Kurti sulmoi opozitën, mediat dhe fjalën e lirë. Një fjalim i tillë nuk mund të mbahet në festën e Ditës së Pavarësisë. Duket që Kurti vazhdon të mos e përjetojë 17 Shkurtin si festë e moment uniteti kombëtar të Kosovës. Ai edhe në këtë ditë të madhe, si para 14 vjetëve, zgjedh të ndajë e të përçajë popullin e Kosovës”, thuhet në reagimin e LDK-së. Republika e Kosovës është vendi i vizionarëve politikë, i luftëtarëve, i dëshmorëve dhe i martirëve të lirisë, vendi dhe shteti ynë i përhershëm. Kush nuk e kupton, fyen sakrificën e popullit të Kosovës, siç bëri Kurti sot”, thuhet në reagimin e LDK-së. Albin Kurti sot nuk përmendi me asnjë fjalë protagonistët e shpalljes së Pavarësisë, ndërsa ditën solemne e zgjodhi për të bërë propagandë politike, gjoja për të arriturat gjatë qeverisjes së tij.

Kontrolloni gjithashtu

PDK akuzon Qeverinë Kurti për izolim dhe stagnim evropian: Kosova po humb mundësi historike

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka akuzuar Qeverinë Kurti për bllokadë institucionale dhe stagnim në …