Erdogan

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka uruar Kosovën me rastin e përvjetorit të 14-të të pavarësisë

Kryetari i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka uruar Kosovën me rastin e përvjetorit të 14-të të pavarësisë. Në postimin të tij Erdogan ka shkruar “Uroj përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, me të cilën kemi miqësi historike dhe lidhje vëllazërore. I uroj paqe, prosperitet dhe mirëqenie popullit vëlla të Kosovës dhe dërgoj përshëndetjet dhe ndjenjat e mia më të përzemërta”. Kosova, e cila u nda nga Serbia dhe shpalli pavarësinë e saj në mënyrë të njëanshme më 17 shkurt 2008, feston sot 14-vjetorin e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Vendet e QUINT-it apelojnë liderët politikë të Kosovës që të dsiskutojnë pa fyerje dhe kërcënime

BE-ja dhe QUINT-i shtojnë kritikat ndaj Qeverisë, kërkohet ndalimi i presionit mbi KGJK-në

Marrëdhëniet ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe partnerëve perëndimorë kanë hyrë në një fazë të re …