Kryetari Glauk Konjufca priti në takim përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptar nga Mali i Zi

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptar nga Mali i Zi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim Këshillin Kombëtar Shqiptar të Malit të Zi, i prirë nga kryetari Faik Nika. Në takim, kryetari Konjufca u shpreh se Republika e Kosovës dhe Mali i Zi kanë raporte të mira fqinjësore dhe tashmë edhe një përcaktim të qartë gjeostrategjik dhe transatlantik. Zhvillimet e fundit shqetësuese në Ukrainë janë shenjë se ne duhet të forcojmë edhe më shumë bashkëpunimin me njëri-tjetrin, tha kryetari Konjufca. Përfaqësuesit e komunitetit shqiptar nga Mali i Zi e falënderuan Kryetarin e Kuvendit për pritjen e ngrohtë dhe, ndër të tjera, veçuan nevojën për ngritjen e kuotave për studentët dhe specializantët shqiptar nga Mali i Zi. Ata kërkuan njëherësh edhe përkrahje institucionale për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi, mbështetje të projekteve të ndryshme kulturore e arsimore, si dhe investime në infrastrukturë në vendbanimet shqiptare. Kryetari Konjufca dhe përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptar u pajtuan për avancimin e bashkëpunimit dhe domosdoshmërinë e përkrahjes së komunitetit shqiptar në Mal të Zi.​

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …