Inspektorët e Komunës inspektojnë marketet në qytezën e Malishevës

Target i inspektimit nga ana e inspektorëve të Komunë së Malishevës ishin qendrat tregtare në qytezën e Malishevës, me specifikacion artikujt e vajit, miellit, sheqerit dhe kripës. Inspektorët, kërkonin faturat e furnizimit me këta artikuj dhe nga afër panë se në disa qendra tregtare, vaji nga disa lloje nuk ndryshonte në çmimore, por ishte i ndryshëm në sasi, po ashtu edhe produktet tjera, kurse çmimet krahasuar me një ditë më parë tashmë kishin shënuar rënie. Sipas asaj që u pa në depot e këtyre qendrave tregtare, janë të furnizuar mirë dhe pritet të furnizohen edhe ditëve në vijim, prandaj nuk ka vend për panik, njëherit u kërkua nga përgjegjësit e marketeve që rigorizisht të mos manipulojnë me situatën e paqëndrueshme, në të kundërtën mund të pasoj ndjekja ligjore. Inspektorati i Komunës së Malishevës, kërkon nga qytetarët që për çdo gjë të parregullt që vërejnë gjatë blerjes së artikujve, kur hasin në parregullsi të lajmërojnë institucionin përgjegjës, inspektorët. Drejtoria e inspektoratit ka në objektiv të përditshëm inspektimet nëpër marketet brenda qytezës së Malishevës, por edhe në gjithë territorin e sajë.

Kontrolloni gjithashtu

DITA 2 e Hardh Festit në Rahovec u përshkrua me aktivitetet ditore tradicionale dhe koncertin e madh

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka shkruar në profilin e tij në …