Avokati, Artan Qerkini, shprehet i bindur se udhëheqësit e OVL të UÇK-së nuk kanë pasur qëllime kriminale me veprimet e tyre

Avokati, Artan Qerkini, shprehet i bindur se udhëheqësit e OVL të UÇK-së nuk kanë pasur qëllime kriminale me veprimet e tyre

Avokati,  Artan Qerkini,  ka folur në lidhje me gjykimin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt në Hagë. Ai u shpreh se udhëheqësit e OVL të UÇK-së nuk kanë pasur qëllime kriminale me veprimet e tyre.  “Gucati dhe Haradinaj, me veprimet e tyre, kanë qenë të bindur se po i ndihmojnë anëtarësisë në mënyrë që po i publikojnë provat që janë siguruar nga Republika e Serbisë, e në të cilat gjykata dhe prokuroria do të mbështetet gjatë procedimeve penale, për të treguar se këto procedura ndaj anëtarësisë së OVL- UÇK-së nuk janë me integritet, sepse po mbështeten në prova, të cilat janë siguruar nga Republika e Serbisë dhe të gjithë ne e dimë se sa mund t’iu besojmë atyre provave. Pra, kjo ka qenë esenca e veprimit të Gucatit dhe Haradinajt”. “Nuk ka pasur qëllime kriminale, për të minuar procedurat që janë në rrjedhë e sipër në Gjykatën Speciale, por qëllimi ka qenë që opinionit t’i bëhet e ditur se anëtarët e shoqatës së veteranëve të luftës do të akuzohen dhe do të gjykohen në bazë të provave të siguruara nga Prokuroria për Krime Lufte e Serbisë”, u shpreh ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, iu ka drejtuar një letër zyrtarëve civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakëve të FSK-së

Ejup Maqedonci: Deri më tani në Kosovë nuk është lëshuar asnjë leje për prodhimin e dronëve luftarakë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se deri më tani në Kosovë …