Rozeta Hajdari

AKK-ja ka dorëzuar kallëzim penal kundër ministres së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari

Agjencia Kundër Korrupsionit ka dorëzuar kallëzim penal kundër ministres së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, e cila dyshohet për mos raportim ose raportim të rremë të pasurisë. Mos raportim  i të ardhurave, i dhuratave i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” nga neni 430 paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës. E pyetur lidhur me këtë padi  të Agjencisë  Kundër Korrupsionit Ministrja, Rozeta Hajdari  ka deklaruar se sot  u njoftova nga mediat se Agjencia kundër Korrupcionit ka dorëzuar kallëzim penal kundër meje për gjoja mos deklarim ose deklarim të pasaktë të pasurisë. Gjatë gjithë kohës si zyrtare publike, unë kam përmbushur detyrimin ligjor për deklarim të pasurisë dhe deklarimet përkatëse ndodhen në faqen e AKK-së”, ka shkruar ministrja Hajdari në një postim të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …