Autoritete amerikane kanë zhvilluar bisedime të nivelit të lartë me Kinën për të penguar Pekinin që të furnizojë me armë Rusinë

Autoritete amerikane kanë zhvilluar bisedime të nivelit të lartë me Kinën për të penguar Pekinin që të furnizojë me armë Rusinë

Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar bisedime intensive të nivelit të lartë me Kinën në përpjekje për të penguar Pekinin që të furnizojë me armë Rusinë. Gjatë një takimi në Romë, të cilin Shtëpia e Bardhë e sheh si jashtëzakonisht të rëndësishme jo vetëm për luftën në Ukrainë, por edhe për të ardhmen e ekuilibrit global të fuqisë, Kina i kishte denoncuar raportet se Moska kishte kërkuar pajisje ushtarake.

Jake Sullivan, këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA-së, u takua me homologun e tij kinez, Jang Xhi, për bisedime maratonike në kryeqytetin italian të hënën, mes raporteve se Rusia i ka kërkuar Kinës armë për të forcuar pushtimin e saj të lëkundur të Ukrainës. Ishte një seancë intensive shtatë-orëshe, duke reflektuar gravitetin e momentit, si dhe angazhimin tonë për të ruajtur linjat e hapura të komunikimit”, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …