Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, priti në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport me bashkëpunëtorë

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, priti në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë,  Michael Davenport me bashkëpunëtorë. Bashkëpunimi i deritanishëm mes Komunës së Malishevës dhe OSBE-së, si dhe projektet e ardhshme të përbashkëta ishin disa nga çështjet bazë të diskutimit gjatë këtij takimi të kryetarit Kastrati me ambasadorin Davenport. I pari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në emër të qytetarëve të Malishevës, Ambasadorit Davenport, i ka shprehur mirënjohje të thellë për gatishmërinë e tij dhe të OSBE-së, për të qenë një krah i fuqishëm i Komunës së Malishevës, në funksion të hartimit dhe jetësimit të politikave lokale, për një qeverisje sa më të mirë dhe efikase, të cilën e presin edhe qytetarët tanë.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Jashari: Me 16 maj 2024, do të bëhet zbulimi i pllakës Shtëpi Bazë e UÇK-së

Për nderë të 25 vjetorit të rënies Heroike të Dëshmorit të Kombit, Fejzullah Hajdaraj pjesëtar …