Ministrja, Albulena Haxhiu sot ka takuar Hysni Gucatin, Pjetër Shalën, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin dhe Nasim Haradinajn, ka njoftuar deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi. “Së bashku me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetin Erxhan Galushi, gjatë vizitës në Hagë dje takuam Hysni Gucatin, Pjetër Shalën dhe Rexhep Selimin, kurse sot, Jakup Krasniqin dhe Nasim Haradinajn. Në këto takime u njoftuam për së afërmi me kërkesat, trajtimin dhe aspekte të tjera që ndërlidhen me Gjykatën”, ka shkruar ai. Delegacioni nuk e ka takuar ish-kryetarin, Hashim Thaçi dhe ish-kreun e PDK-së, Kadri Veseli, pasi që ata nuk kanë pranuar një takim me ministren, Haxhiu dhe delegacionin e saj.