Autoritetet ukrainase njoftojnë se forcat ruse kanë kryer masakër ndaj civilëve ukrainas në qytetin Buqa

Autoritetet ukrainase njoftojnë se forcat ruse kanë kryer masakër ndaj civilëve ukrainas në qytetin Buqas dhe kanë kërkuar nisjen e hetimeve ndërkombëtare. Ato kanë publikuar video dhe pamje nga rrugët e këtij qyteti në të cilin shihen trupa të pajetë nëpër rrugë. Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, e akuzoi Rusinë për kryerje të një “masakre” të qëllimshme në qytetin e Buçës, që gjendet pranë Kievit. Ai u bëri thirrje vendeve të G7-ës që të vendosin sanksione “shkatërruese” ndaj Moskë. “Ne ende po mbledhim trupat e pajetë, por deri më tani numri ka shkuar në qindra. Trupa të pajetë janë nëpër rrugë. Ata vrasin civilë kur ishin aty dhe kur u larguan nga fshatrat dhe qytetet”, ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitri Kuleba.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Njohja e Kosovësnga Siria shënon një hap të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në Ballkan

Një zhvillim historik për diplomacinë kosovare: Republika Arabe e Sirisë ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe …