Ramush Haradinaj

Kryetari AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë fryrjen e faturave të energjisë elektrike

Kryetari AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë   fryrjen e faturave të energjisë elektrike. Ai me këtë rast e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se a është i vetëdijshëm se faturat e energjisë pas shtrenjtimit në shumë raste e tejkalojnë dyfishin e tarifës. Kryeministër kriza energjetike në Kosovë nuk zgjidhet me punësimin enorm të militantëve partiakë e as të atyre që sipas teje janë për dasma e kanagjegje.  Faturat e energjisë pas shtrenjtimit në shumë raste e tejkalojnë dyfishin, madje ka dyshime serioze se ato janë fryrë përtej çdo tarife, kategorie apo kriteri.  Sot kur është e qartë se qytetarët kanë mbetur krejtësisht vetëm, ftoj organet e hetuesisë që krahas hetimeve për punësime abuzive në KEK, të fillojnë hetimet edhe për faturat e fundit të energjisë.  Ka dyshime serioze që qytetarët janë vjedhur”, ka saktësuar, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …