Ka ndërruar jetë nënëlokja Hafije Rrahmani Zuçaku, nëna e Dëshmorit Blerim Zuçaku

Ka ndërruar jetë nënëlokja Hafije Rrahmani Zuçaku, nëna e Dëshmorit Blerim Zuçaku

Sot me datën 08.04.2022 në ora 05:00 të mëngjesit në moshën 82 vjeqare, ka ndërruar jetë nënëlokja Hafije Rrahmani Zuçaku, nga Vushtrria, nëna e Dëshmorit të UÇK-së ZOSH Br.142 .Blerim Hamit Zuçaku

Ishte ajo Nënë që ja kishte dhënë besën djalit se nuk do të derdhte një pikë loti nëse ai do të jepte jetën për liri!

Për 23 vjet me radhë askush nuk i kishte parë asaj nëne një pikë lot në sy.

Jetoi me krenari për të birin DËSHMOR

Dhe u mbajt tamam si HEROINË.

Dhe jetoi si heroinë derisa zemra e saj pushoi së rrahuri.

Varrimi bëhet sot në varrezat e qytetit në Begaj -Vushtrri prej orës 13:00 me drekë

Ngushëllime familjes ZUÇAKU, nga Vushtrria,familjes së dajve RRAHMANI nga fshati Ceraja -Shalë e Bajgorës, farefisit dhe të gjithë atyre që e nderuan dhe e respektuan sa ishte gjallë!

I përhershëm qoftë kujtimi për Nënën e HEROIT!

SHFD-UÇK-së dega Vushtrri, ka shkruar ndër të tjera djali i nënlokës Hafije z. Gëzim Zuçaku

Kontrolloni gjithashtu

Kurti dikur thoshte se do ta ndalte migrimin, tani me qeverisjen e tij edhe djali i dëshmorit e lëshon Kosovën

Kurti dikur thoshte se do ta ndalte migrimin, tani me qeverisjen e tij edhe djali i dëshmorit e lëshon Kosovën

Petrit Arifi, djali i dëshmorit Kastriot Arifi, po përjeton një moment të vështirë, duke e …