Brickos

BSPK mbanë një protestë, me ç’ rast Qeverisë së Kosovës do t’ia paraqesë gjashtë kërkesa

BSPK mbanë një protestë, me ç’ rast Qeverisë së Kosovës do t’ia paraqesë gjashtë kërkesa

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës do të mbajë një protestë, me ç’ rast  Qeverisë Kurti  do t’i paraqiten gjashtë kërkesa. Në takimin e mbajtur para disa dite u tha se Këshilli organizativ i cili do të përkujdeset për zhvillimin e qetë të protestës e cila do të nisë me marshin prej Bibliotekës Kombëtare e deri te Sheshi “Skënderbe” para ndërtesës së Qeverisë. BSPK njofton se ekzekutivit do t’i parashtrohen publikisht kërkesat e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës: 100 euro nga buxheti i shtetit për të gjithë të punësuarit në sektorin publik përfshirë edhe punëtorët e Ndërmarrjeve Publike – deri në përmbushjen e kërkesave të mëposhtme, Përcaktimi i Pagës Minimale, Miratimi i Ligjit për Paga, Nisja e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore, Nënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse, ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuar nga Shteti, pranimi i përvojës se punës për të gjithë të larguarit nga puna gjatë viteve të 90-ta, dhe të eliminohet kriteri prej 15 vite përvojë punë para vitit 1999.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …