Juniku pastron deponinë për mbeturina inerte

Në vazhdën e aktiviteteve për komunën e Junikut të pastër, sot gjatë ditës kompania e kontraktuar nga Komuna e Junikut ka bërë pastrimin e hapësirës së caktuar për mbeturina inerte. Kjo hapësirë është e destinuar vetëm për mbeturina inerte, gjithashtu është e monitoruar me kamera të sigurisë, andaj për qytetarët të cilët nuk i përmbahen rregullave do të shqiptohen gjoba. Njëkohësisht luten të gjithë qytetarët që të bëhet shfrytëzimi sa më racional i hapësirës duke respektuar distancën me rrugën kryesore e cila do të evitonte ndonjë rrezik të mundshëm.

May be an image of outdoors and tree

Kontrolloni gjithashtu

KKSB në komunën e Skenderajt mbajti mbledhjen e rregullt

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, i udhëhequr nga kryetari i Komunës, Fadil Nura, dhe …