Në fshatin Mirash shënohet dita e shkollës

Shkolla fillore “Ali Hadri” në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt shënoi 75 vjetorin e themelimit të kësaj vatre diturie. Hapjen e këtij manifestimi e bëri drejtori i kësaj shkolle Bashkim Bytyqi, i cili ka vlerësuat tejet lartë rëndësinë e kësaj shkolle.

Ndërkaq kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se pushtetit lokal i Ferizajt dhe Drejtoria e Arsimit, janë në dispozicion që të përdorin të gjitha mundësitë financiare dhe burimet njerëzore, për t’i ndihmuar shkollat që të realizojnë synimet e tyre fisnike, “Sepse, siç e dimë të gjithë, nuk ka investim më të qëlluar se investimi në arsim dhe edukim”, ka thënë kryetari Svarqa.

Më këtë rast është shfaqur një program i pasur kulturo-artistik ndërkaq pran bustit të dëshmorit Astrit Bytyqi, janë vendosur edhe kurora më lule.

Kontrolloni gjithashtu

Në Llukë të Epërme u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të Kuvendit të Pajtimit të Gjaqeve

Sot në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të …