Blerand Stavileci

Blerand Stavileci: Rritja e inflacionit gjatë muajit mars në 10% është një rekord i zi për ekonominë e vendit

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka thënë se rritja e inflacionit gjatë muajit mars në 10% është një rekord i zi për ekonominë e vendit. Shtrenjtimi i madh i rrymës, ngritja e paparë e çmimeve për prodhimet elementare dhe tani kjo normë dyshifrore rekorde e inflacionit, do ta godasë edhe më ashpër mirëqenien e qytetarëve të vendit. Ky është një rekord tejet negativ në një kohë shumë të vështirë për koston astronomike të jetesës së familjeve kosovare. Përderisa të gjitha po përkeqësohen në kurriz të qytetarëve, ne ende s’e kemi parë asnjë zgjidhje meritore afatgjatë, përveçse lëmoshës për muajin prill, e cila i bie të jetë nga 12.5 euro për muaj deri në fund të vitit. E çka të mbulojnë më parë me këtë vlerë qytetarët e shkretë. Rrymën? Derivatet? Miellin? Bukën? Qumështin? Vajin?”, ka thënë Stavileci.

Kontrolloni gjithashtu

Naim jakaj

Jakaj nga IKD: 33 institucione mbeten të pambuluara, rritet pasiguria në funksionimin e shtetit

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka tërhequr vërejtjen se për shkak …