Në moshën 89-vjeçare ka vdekur në Prekaz veprimtari dhe i burgosuri politik i viteve 50-të 60-të, Bislim Tahir Bislimi

Në moshën 89-vjeçare ka vdekur veprimtari dhe i burgosuri politik Bislim Tahir Bislimi

Në moshën 89-vjeçare ka vdekur dhe është varrosur në Prekaz veprimtari dhe i burgosuri politik i viteve 50-të 60-të, Bislim Tahir Bislimi. Bislim Bislimi i përket gjeneratës së veprimtarëve të  Adem Demaçit, Ali Aliut, Metush Krasniqit e veprimtarëve të tjerë të njohur të kohës, të cilët kishin vazhduar luftën që e kishte filluar NDSH-ja por në kushte dhe rrethana të reja.  Pas një veprimtarie në konsolidimin e grupeve ilegale ishin zbuluar nga UDB-ja dhe pas procesit gjyqësor i kishin dënuar me burg .

Në bazë të të dhënave dhe veprimtarisë së tyre në organizatën ilegale ishin dënuar të akuzuarit:

  1. Bislim Bislimit i shqiptohet dënimi me burg në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vjetësh, dënim i cili i llogaritet që nga 14 prilli i vitit 1959, respektivisht që nga dita kur edhe është arrestuar.
  2. Adem Alia, dënohet me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burg të rëndë. Burgu i llogaritet që nga dita e arrestimit nga 16 prilli 1959.
  3. Sherif Muslia dënohet me 2 (dy) vjet burg të rëndë. Dënimi i llogaritet që nga dita e arrestimit 15 prilli 1959.
  1. Beqir Meha dënohet për vepër penale nga neni 117, alineja 2 të L.P. me 1 vit e gjysmë burg të rëndë. Ndërsa për grabitjen e pushkës nga shkolla fillore në Prekazin e Epërm nga neni 250, alineja 2 të L.P. me dënim të rëndë në kohë zgjatje prej 1 (një ) viti burg.

Gjyqi duke i pasur parasysh të gjitha aktivitete dhe veprimtarin e tij, i shqipton një dënim të përgjithshëm për të dy veprat dhe e dënon me 2 (dy) vite burg të rëndë duke filluar që nga dita kur edhe ishte arrestuar 15 prilli i vitit 1959

  1. Ramadan Zeneli dënohet me 2 (dy ) vite burg të rëndë duke pasur për bazë ditën e arrestimit të 20 prillit 1959.
  1. Istref Hasanit, Gjykata e Qarkut në Prishtinë i shqipton dënimin prej 1 viti e gjysmë, duke filluar që nga 20 prilli 1959.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …