Adil Fetahu

Adil Fetahu: ARMËT KINEZE NË SERBI

Gjatë viztës mbikëqyrëse që u bëri njësive të ushtrisë në një ushtrim me qitje me armë të luftës, në “Livadhet e Pasulit”, në Serbinë Lindore, kryetari i Serbisë, që është edhe komandant suprem i ushtrisë së tij, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, ua tha: “Ejani të martën ose të merkurën  që të shihni ‘krenarinë e ushrisë sonë”.  Vuçiqi e bëri këtë deklaratë, duke ditur se të nesërmën do vinin armatimet e blera nga Kina.

Natën midis 8/9 prillit (2022), gjashtë avionë të mëdhenjë transportues të forcave ushtrarake të Kinës,Y-20 A, në gjysëmilegaliteti zbarkuan armë në Aeroportin civil të Beogradit, duke  iu sjellur forcave ushtarake të Serbisë sistemin e rekateve të sofistikuara tokë-ajër HQ-22. Kjo është vetëm pjesa e parë e dërgesës së armëve kineze në Serbi. Pritet të dërgohen edhe kontigjente tjera.

Është interesant fakti se avionët kinezë këtë armatim e kanë sjellur, natën, duke kaluar mbi territorin e dy vendeve që janë anëtare të NATO-s: Turqisë dhe Bullgarisë! Ky proces në marrëdhëniet midis Kinës e Serbisë, duke kaluar mbi shtetet anëtare të NATO-s, është një zhvillim i ri i situatës, me të cilën Kina po demonstron fuqinë e saj të depërtimit në zemër të Europës.

Në Serbi askush deri më tash nuk ka dhënë informacione as deklarata zyrtare lidhur me arritjen e armëve nga Kina. Por, një informatë të shkurtër për këtë e ka dhënë portparolli i Ministrisë së Jashtme të Kinës, në konferencën për media të mbajtur më 11 prill, kur, pa dhënë  hollësi për dërgesën,  ka thënë se:  “Me qëllim të zbatimit të bashkëpunimit midis Kinës e Serbisë, Kina ka dërguar mjete (rezerva) të rregullta ushtarake Serbisë. Ato mjete nuk janë të drejtuara kundër asnjë vendi të tretë, as nuk kanë lidhje me situatën momentale. Dërgesa është në  kuadër të planit të bashëpuimit afatgjatë. Shpresoj se mediat nuk do e teprojnë me komenet e tyre”!

Agjensia Asoshieted Press ka marrë vesh se me këtë kontigjent të fshehtë, Kina i ka dërguar Srbisë pjesë të sistemit raketor të sofistikuar tokë-ajër, FK-3.

Duke mos pasur ndonjë shpjegim zyrtar nga kompetentët në Serbi, meidat serbe shkruajnë se armët që Kina i ka dërguar tash Serbisë, janë kontraktuar në vitin 2019, por kontrata kurrë nuk është bërë publike, as nuk ka pasur transparencë për llojin, sasinë as çmimin e tyre. Me këto armë, Serbia do të jetë operatori i parë në Europë me projektile kineze, dhe e njëjta gjë ishte edhe me dronët ushtarakë kinezë, H-22 A), të cilët Serbia i mori në korrik të vitit 2020. Këto ditë Vuçiqi ka paralajmëruar se do të blejë dron ushtarak “Bajraktari” nga Turqia.

Ekspertët e Qendrës për Politika të Sigurisë, në Beograd, thonë se ky “tajming” (moment) i arritjes së armëve kineze në Serbi, është lojë e kryetarit Aleksandër Vuçiq, për të fituar hapësirë dhe pozitë më të volitshme në bisedimet me Perëndimin.  Nga ana tjetër, tash që ndaj Serbisë po bëhet presion në lidhje me qëndrimin  ndaj Rusisë, Kina po bëhet partneri kryesor i Serbisë nga vendet e Lindjes.

Ka mendime se përmes armëve që Kina po i dërgon Serbisë, synon ta prezentojë në Europë industrinë e vet ushtarake, me çmime shumë konkuruese.  Por, në Serbi ekspertët ushtarakë kanë dilema  sa i përket kompatibilitetit teknologjik të industrisë ushtarake kineze me atë të Serbisë dhe ky aspekt paraqet problem sa i përket mirëmbajtjes, logjistikës dhe remontit. 

Lidhur me armatimin luftarak të arritur nga Kina, Sindikata e Ushtrisëssë Serbisë e ka përshëndetë pajisjen e ushtrisë me armatim bashkëkohor, por thekson se ushtria nuk ka kuadra të mjaftueshme për ta përdorur e mirëmbajtur as këto armë që kanë tash.

Ndaj konstatimit të Sindikatës së Ushtrisë, ka reaguar ashpër Ministria e Mbrojtjes së Serbisë, duke i quajtur vlerësimet e Sindikatës “të pakuptimta”!

Disa ditë më parë se t’i arrinin projektilet kineze, Vuçiqi ka thënë se Serbia është duke biseduar me Francën për blerjën e një eskadrile prej 12 avionëve luftarakë “Rafal”, dhe me Britaninë e Madhe për blerjen poashtu të 12 avionëve të  rëndë bombardues. Ai ka thënë se me blerjen e armëve nga Kina, Serbia nuk ka shkelur asnjë marrëveshje ndërkombëtare.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me armët kineze që po i vijnë Serbisë, Lideri i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak, ka thënë se Vuçiqi po mundohet ta luajë lojën e Titos në marrëdhëniet ndërkombëtare, por po harron se as Serbia nuk është Jugosllavi, as Vuçiqi nuk është Tito dhe as bota nuk është sikur ishte para 60 vjetëve.

Nga liderët e vendeve të rajonit, lidhur me grumbullimin e armatimit të Serbisë, kanë reaguar kryetari i Malit të Zi dhe kryeministri i Kosovës. Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar amratosjen e Serbisë si pasojë e frigës se to të mbetet e vetmuar për shkak të qëndrimit të saj ndaj luftës në Ukrainë, por që kjo armatosje paraqet rrezik për paqen në rajon. 

Por, sipas mendimit tonë, cilado që të jenë arsyet dhe qëllimet e armatimit kaq intensive të Serbisë, ajo me politikën e saj agresive dhe  me potencialin e grumbulluar të armatimit luftarak, paraqet rrezik potencial për paqen në rajon dhe në Europë. Sidomos, në këtë fazë të agresionit rus në Ukrainë dhe të marrëdhënieve të ngushta strategjike ruso-serbe.  

Millo Gjukanoviq ka thënë se “Armatosja e Serbisë nga vendet të cilat janë haptas armike kundër Europës dhe NATO-s, ndoshta do t’ua kthjellojë mendjen disa qendrave të BE dhe të NATO-s për figurën e Ballkanit Perëndimor”. 

Vuçiqi ka “premtuar” se sot (13 prill) do t’iu përgjigjet kritikave dhe deklaratave në lidhje me armatosjen e Serbisë, duke i përmendur veçmas Kurtin dhe Gukanoviqin. Dhe sot e ka dhënë përgjigjen e tij në “Informer”. Në përgjigjen e tij kundër deklaratave të Kurtit dhe Gjukanoviqit, Vuçiqi ka thënë: “Në këta gjashtë muajtë e fundit është intensifikuar fushata e njollosjes së Serbisë nga disa qendra të forcës dhe nga rajoni, të cilat suksesin e tyre gjithnjë e shohin në prizmin e mossuksessit të Serbisë. Roli më i shprehur i urrejtjes ndaj Serbisë vjen nga Albin Kurti dhe nga Millo Gjukanoviqi. Dhe është e kuptueshme se ata gjithnjë shërbehën me gënjeshtra e të pavërteta, me qëllim që veten ta paraqesin si viktima, ndërsa Serbinë si agresive. Kështu po e shfrytëzojnë rastin që blerjën tonë legale dhe transparente të sistemit kinez FK-3, t’i thonë tërë botës se si ne jemi aleatë të Kinës dhe Rusisë dhe se po e rrezikomë paqen në rajon. Por, se si po i rrezikojmë  me armë defanzive, ata as vet nuk dijnë ta thonë. Ai sistem yni shërben për të shkatërruar raketat kryqëzore dhe avionët e armiqëve të cilët do të cenonin hapësirën tonë ajrore. Prandaj, po pyes, si e rrezikojmë Prishtinën ose Podgoricën?”. Dhe Vuçiqi vazhdon më tutje, në stilin e tij prej ciniku: “Të bëjmë pak shaka, më mirë do ishte të blenim “autan sprej”, për t’u mbrojtur nga mizat dhe mushkajat, se sa  për çfarëdo force serioze ajrore që ata kanë”.

Në raportet ndërkombëtare në lidhje me armatosjen e Serbisë me armë kineze, ka reaguar portparolli i Pentagonit, Xhon Kirbi, i cili ka thënë se “Serbia duhet të jetë e vetëdijshme për pasojat afatshkurta dhe afatgjata nga importi i armëve nga Kina”. (A.F.)

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Organizatat kryesore atdhetare në Kosovë nga LNDSH-ja, LRBSH-ja, OMLK-ja, LPK-ja, PKMLSHJ e të tjera

Përpjekjet e disa individëve, ish të burgosurve dhe e ishave të tjerë, me qëllim  për …