leoni

AKP

Bordi i AKP-së anulon procesin e rekrutimit për drejtor menaxhues dhe vendos për rishpalljen e konkursit të ri

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, pas shqyrtimit të Raportit përfundimtar të komisionit të pranimit për procesin e rekrutimit për pozitën e drejtorit menaxhues të Agjencisë ku në rrethin e ngushtë ishin dy kandidatë, vendosi që të anuloj procedurën e rekrutimit dhe të rishpallë konkursin për drejtor menaxhues të AKP-së. Bordi e mori këtë vendim që të rishpallë konkursin me qëllim që procesi i ardhshëm i konkursit të sjellë një numër më të madh të kandidatëve dhe të rrisë konkurrencën edhe jashtë shërbimit civil, që do të ndikonte në rritjen e besueshmërisë në këtë proces të rëndësishëm.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër me 25 gusht 2019 në Kompleksin e Dëshmoreve në Kleçkë zbulohet busti i heroit Ismet Jashari komandant "Kumanova"

Homazhe në nderim të 27-vjetorit të dëshmorëve të Brigadës 121 “Kumanova”

Në shenjë kujtimi dhe nderimi për sakrificën dhe heroizmin e dëshmorëve të Brigadës 121 “Kumanova”, …