Komandanti i Zonës së Drenicës gjatë luftës së UÇK-së, Sami Lushtaku, ka vizituar bashkëluftëtarët e tij, në Hagë

Komandanti i Zonës së Drenicës gjatë luftës së UÇK-së, Sami Lushtaku, ka vizituar bashkëluftëtarët e tij, në Hagë

Nënkryetari i komunës së Skenderajt, komandanti i Zonës së Drenicës gjatë luftës së UÇK-së, Sami Lushtaku, dje në Qendrën e Paraburgimit të Gjykatës  Speciales në Hagë i ka takuar bashkëluftëtarët e tij që po mbahen në arrest. Lushtaku tha se pati rastin t’i takojë të gjithë bashkëluftëtarët dhe është ndjerë shumë  mirë kur e pa komunikimin shoqëror  që ata kanë mes vete. Pata mundësi t’i shoh dhe të bisedoj me ta dhe më erdhi mirë që ishin mirë me shëndet dhe kishin një optimizëm që unë u befasova për të mirë”. Sami Lushtaku tha se me ish-bashkëluftëtarët pati mundësi të diskutojë  se si po e kalojnë ditën, a po kanë mundësi të zhvillojnë takime, çka po lexonin e a po stërvitnin. Të gjithë po stërviteshin, përveç Hysni Gucatit, i cili ka probleme shëndetësore. “Nuk kemi biseduar fare për Dick Martyn, nuk kemi diskutuar për problemet e tjera, sepse qëllimi ka qenë t’i takoj dhe t’i përshëndes, edhe pse ata me siguri i përcjellin mediet e televizionin, andaj edhe  e dinë se çka ka ndodhur me rastin e Dick Martyt”, ka thënë mes tjerash,  Sami Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …